Kotzias: Turqia duhet të kuptojë se Greqia nuk është si Iraku

Ministri i Jashtëm grek Nikos Kotzias ka sulmuar Turqinë për incidentet e ditëve të fundit që ka shkaktuar me Greqinë.

Gjatë një interviste për një radio greke, Kotzias i kujtoi Turqisë se Greqia nuk është Iraku.

“Turqia duhet të marrë në konsideratë atë që kam thënë dy vjet më parë, që Greqia nuk është Iraku. Ne nuk kemi asnjë arsye që të shkaktojmë tensione në Egje dhe në Mesdheun Lindor“, u shpreh ministri.

Kotzias komentoi edhe deklaratat e Bashkimit Europian që reagoi ndaj Turqisë për incidentet e shkaktuara në Egje.

“Deklarata e BE-së është shumë serioze dhe rigoroze”, u shpreh ministri i Jashtëm greke, duke theksuar se Turqia ka shumë interesa ekonomike të lidhura me Bashkimin Europian.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu