Kovaçevski i bindur për Frontin Europian! Grubi alarmon: Eksponentë rus duan shkatërrimin e këtij Fronti

Kryeministri i vendit Dimitar Kovaçevski thotë se qytetarët në zgjedhje do të mund të zgjedhin nëse do të votojnë për koalicionin e përbërë nga fronti europian, apo nga ana tjetër siç thotë, koalicioni i cili është kundër anëtarësimit në BE. Thotë që VMRO-DPMNE kot flet për alternativa të cilat sipas tij nuk ekzistojnë. I pyetur nëse kanë arritur të bindin ASH-në t’i bashkangjitet frontit europian, Kovaçevski shprehet i bindur se të gjitha partitë politike të cilat përbëjnë frontin aktual europian të Qeverisë, do të jenë pjesë e koalicionit edhe mandatin e ardhshëm.

“Këto zgjedhje nuk do të jenë zgjedhje mes të Majtës dhe të Djathtës. Këto zgjedhje do të jenë mes perëndimit dhe lindjes. Në vitin 2024 të tilla do të jenë zgjedhjet. Zakonisht në botë zgjedhjet janë me parti të qendrës dhe qendër-majtiste, dhe parti qendër dhe qendër-djathtiste. Tek ne do të jenë zgjedhje ku do të përballen parti politike të cilat janë për orientim perëndimor dhe parti të cilat janë me orientim lindor. Në fund mendoj se koalicioni ynë do t’i ketë të gjitha partitë politike të cilat sot janë pjesë e këtij koalicioni pro-europian, koalicioni progresiv”, tha Dimitar Kovaçevski – Kryeministër.

Por sipas zv.kryeministrit të parë Artan Grubi, këtë koalicion pro europian dëshirojnë ta shkatërrojnë disa forca dhe eksponentë rus. Përmendi fjalët e djeshme të ndihmës sekretarit të SHBA-ve, O’Brajan, se në vend ka parti të cilat nuk tregojnë se çfarë vizioni kanë për të ardhmen.

“Të gjithë e dini se është ashtu, se ka eksponentë rus, se ka elemente ruse, të cilët bëjnë gjithçka që kanë në fuqinë e tyre të shkatërrojnë një shumicë parlamentare dhe koalicion, i cili dëshiron ta shohë këtë vend si anëtare e NATO-s dhe anëtare e BE-së dhe në miqësi dekadëshe me Amerikën. O’Brajan e tha këtë edhe në konferencë për media. Tha që qëndrimi i Qeverisë së SHBA-ve është Europa. Tha se kemi forca të cilat publikisht tregojnë se për çfarë angazhohen për front europian dhe kemi të tjerë të cilët ende nuk kanë treguar se për çfarë angazhohen, e ne do të donim të dëgjonim se për çfarë angazhohen”, theksoi Artan Grubi – Zv.kryeministër.

Këto pohime i mbështeti edhe kryeministri Kovaçevski, i cili tha se me të vërtetë Rusia gjithmonë ka penguar qëllimet strategjike të Maqedonisë së Veriut, veçanërisht anëtarësimin në NATO dhe rrugën integruese të vendit në Bashkimin Europian.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu