Kovaçevski: Me mendime të mira dhe vepra të mira mund të ecim përpara

Kryeministri Dimitar Kovaçevski, në emër të Qeverisë dhe në emrin e tij personal, i dërgoi urim për Krishtlindjen kryetarit të Kishës Ortodokse të Maqedonisë – Ipeshkvisë së Ohrit, zotëri Stefanit si edhe të gjithë besimtarëve ortodoksë të cilët e festojnë Lindjen e Krishtit – Krishtlindjen, një nga festat më të mëdha të krishtera.

“Në frymën e festës së sotme, le të kujtojmë simbolikën e saj – të duam, respektojmë, falim, ndihmojmë dhe japim dorën për ata që kanë nevojë për ndihmë. Vetëm me mirësinë në zemrat tona dhe dëshirën për unitet do të jemi në gjendje të kapërcejmë sfidat e ndryshme me të cilat përballemi”, porositi Kovaçevski.

Kryeministri u përqendrua në rëndësinë e Krishtlindjes, e cila, siç thotë “është festë që bashkon dhe që do të thotë dashuri të pakusht”.

“Siç na bashkon festa të gjithëve në shtëpinë e familjes, le të na bashkojë edhe në të gjitha sferat e tjera të jetës. Le ta gëzojmë ditën e sotme, le ta kremtojmë lajmin e lindjes së Krishtit, me dashuri dhe ngrohtësi në zemrat tona. Me mendim të mirë dhe vepra të mira mund të ecim përpara dhe të krijojmë një të nesërme më të mirë për të gjithë ne. Le të jetë sot, Krishtlindja, simboli i gëzimit, shpresës dhe bashkimit, udhërrëfyesi ynë në vitin e ri. Krishti lindi! Gëzuar Krishtlindjet!”, thuhet në urimin e Kovaçevskit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu