Se largimi i Alternativës nga Qeveria nuk është bërë për shkak mospunës dhe suksesit të ministrave të saj, këtë sot nga foltorja e Kuvendit, e konfirmoi edhe kryeministri Dimitar Kovaçevski.
Ai në elaborimin për nevojën për rikonstruimin e Qeverisë, tha se në të gjithë resorët dhe ministrat të cilat i ka pas Alternativa ka progres dhe sukses.
Ai ka shtuar se aty ku ka probleme duhet të korrigjohen por pa ndarje në maqedonas, shqiptarë dhe ndarje partiake.
“Vetëm interesat shtetërore duhet të jenë mbi gjitha partitë dhe funksionarët”, deklaroi Kovaçevski.
Me këto deklarata Kovaçevski po e konfirmon faktin se largimi i Alternativës dhe zëvendësimi me ASH-në po bëhet për shkak zhvillimeve brenda BDI-së, ku ndarja dita ditës po bëhet edhe më e thellë.










