KQZ sot votoi për heqjen e mandatëve për dy deputetët Aqif Rakipi dhe Gledjon Rehovica.
Pak orë pas vendimit ka reaguar ambasada e SHBA në Shqipëri.
Në një deklaratë për shtyp thuhet se: “Ky vendim është provë pozitive se procesi i rëndësishëm i dekriminalizimit”.
“Ambasada e SHBA mirëpret vendimin e sotëm nga KQZ për t’iu hequr mandatet Aqif Rakipit dhe Gledion Rehovicës.
Ky vendim është provë pozitive se procesi i rëndësishëm i dekriminalizimit, filluar në dhjetor 2015, vazhdon në Shqipëri,”- shkruhet në deklaratë. /albeu.com/









