Krasniqi i reagon Kurtit: Gjete kohë për me marrë shpi me qira, e me marrë vaksinën, ndërsa s’gjete kohë për punët e popullit

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, për ankesat e tij i cili në seancë tha se nuk ka pasur kohë të merret me punët e Qeverisë, pasi ka një javë në detyrë, shkruan Gazeta Metro.

Memli Krasniqi ka kritikuar kryeministrin Kurti duke thënë se kjo seancë nuk është që të mbahen ligjërata dhe të mos ankohet për mos punën e tij.

“Nëse ke gjet kohë për me marrë shtëpi me 400 metra katrorë në Prishtinë, e pasi ke gjet kohë me u vaksinu, nuk di si nuk ke mundur të gjesh kohë për punët që po presin qytetarët”, ka thënë Krasniqi.

Tutje ai ka thënë që të mos lavdërohet për ministrat me doktor shkence, pasi në Kuvend ka plotë të atillë.

“Kjo sallë nuk është universitet dhe mos mbani ligjërata. Ministri yt Besnik Bislimi është doktorr shkence dhe në pandemi e ka ulur papunësinë”, ka thënë Krasniqi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu