Krasniqi: Qeverisjes së Kurtit po i vjen fundi, Kosovën do ta drejtojë unë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka deklaruar se kryeministrit aktual të Kosoves, Albin Kurti, po i vjen fundi.Krasniqi tha se mënyra e të bërit politikë siç bën Kurti po i vjen fundi.

Sipas tij, me përfundimin e qeverisjes së tij do të vie një frymë e re e drejtuar nga vet Krasniqi.

Mënyra e të bërit politikë siç bën Albin Kurti po i vjen fundi. Me përfundimin e qeverisjes së tij do të vie një politikë e re të cilën do ta drejtojmë ne, që do ta drejtojë unë dhe që do t’i sjellë Kosovës një tjetër lloj politike, çasje dhe tjetër vizioni” – tha Krasniqi në Debat Plus.

Ai shtoi se në politikën e re të drejtuar nga ai nuk do të ketë konkurrencë dhe përqarje.“Do të ketë konkurrencë por jo përçarje, një ku do të ketë shpresë dhe jo mashtrim” deklaroi Krasniqi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu