Krasniqi: Turpi është i atyre që duke e injoruar UÇK-në tentojnë ta rishkruajnë historinë e lirisë sonë

Reagim ndaj presidentes Vjosa Osmani, për mospërmendje të UÇK-së në përvjetorin e Betejës së Koshares, ka bërë edhe deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi.

Krasniqi thotë se të mjerë janë të gjithë ata që mendojnë se lavdia e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, mund të zbehet duke mos e përmendur emrin e saj në përvjetoret e betejave titanike të ushtarëve të saj.

Sipas nënkryetarit të Kuvendit, UÇK s’ka nevojë për të gjallët për t’u lartësuar, por shton se turpi është i atyre që duke e injoruar UÇK-në tentojnë ta rishkruajnë historinë e lirisë sonë.

Reagimi i plotë nga Memli Krasniqi:

Të mjerë janë të gjithë ata që mendojnë se lavdia e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës mund të zbehet duke mos e përmendur emrin e saj as në përvjetorët e betejave titanike të ushtarëve të saj. UÇK s’ka nevojë për ne te gjallet per t’u lartesuar se ate e ka lartesuar sakrifica e atyre qe dhane jeten nen emblemen e saj.

Nuk mund ta nençmojne kalimtaret ate qe e ka lartesuar historia. Por, turpi eshte i atyre qe duke e injoruar UÇK-ne tentojne ta rishkruajne historine e lirise sone #LiriaKaEmër #UÇK”– shkruan ne reagimin e tij.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu