Kreditorët e bankës Eurostandard kërkojnë dëmshpërblim nga shteti

Shoqata e depozituesve të dëmtuar të Bankës Eurostandard sot kërkoi sjelljen urgjente të vendimit ligjor me të cilin shteti do t’i marrë përsipër depozitat e personave fizikë dhe juridikë të Bankës Eurostandard dhe në tërësi do t’i dëmshpërblejë me të holla. Më pas, shteti të paguaj nga masa falimentuese.

Për këtë kërkesë nga Shoqata theksojnë se kanë dorëzuar propozim ligj në takimin me kryeministrin Zoran Zaev dhe zëvendëskryeministrin për Çështje Ekonomike Fatmir Bytyqi, ku thonë, është shprehur vullnet për zgjidhjen e këtij problemi. Këtyre ditëve Shoqata ka takime me grupet e deputetëve në Kuvend për ta kërkuar edhe mbështetjen e tyre për sjelljen e ligjit.

Nikolloski Dejan, anëtar i Këshillit iniciues të Shoqatës së depozituesve të dëmtuar të Bankës Eurostandard në konferencën e sotme për shtyp theksoi se në Shoqatën e tyre çdo ditë vijnë mesazhe me pyetje të depozituesve çfarë të bëjnë me kursimet e tyre në bankat, por për fat të keq, siç tha, nuk mund të japin përgjigje konkrete.

“Falimentimi i Bankës Eurostandard ose e mërkura e zezë për ne, 12 gushti, na la pa mjetet tona personale. Bëhet fjalë për familje të tëra të cilat janë të goditura dhe kompani të cilat në këtë kohë të pandemisë ballafaqohen me probleme të likuiditetit dhe mbyllje. Besojmë në sistem që na mbron, i kemi deponuar mjetet tona të cilat me vështirësi i kemi fituar në institucion financiar të rregulluar dhe kontrolluar nga shteti”, tha Nikolloski.

Ai përkujtoi se baza e sistemit bankar janë depozitat e kursimtarëve, si vendorë ashtu edhe ato të bashkëqytetarëve tanë duke punuar jashtë vendit, por për fat të keq, siç tha, me vite të tëra pikërisht kjo bazë e sistemit bankar gjegjësisht kursimtarët janë sjellë në situatë të mbeten pa mjetet e tyre që i kanë fituar me punë të mundimshme.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu