“Krenare për ty”, Bora Zemani i bën dedikim e ëmbël Donaldit

Tashmë u bë pak kohë që kur Bora dhe Donaldi e kanë pranuar bashkimin e tyre publikisht dhe dihet se vazhdimisht postojnë fotot dhe video të njëri-tjetrit në rrjete sociale.

Së fundmi Donaldi është angazhuar në një fushë tjetër përveç aktrimit, moderimit apo muzikës

Kohëve të fundit është angazhuar në arkitekturë, gjë të cilën Bora e zbuloi si sekret të tij në puntatën e parë të “Më lër të flas”.

Mesa duket Donaldi ka arritur që të realizojë një nga ëndrrat e tij në karrierë e për këtë Bora nuk ka ngurruar që ti japë mbështetjen e saj edhe publikisht dhe të tregojë se është shumë krenare për të.

“Krenare për ty”, shkroi Bora për Donaldin.

Nga ana tjetër, ashtu si çdo mbrëmje, suporti nga ndjekësit për Borën nuk ka munguar as mbrëmjen e djeshme, pasi adhuruesit janë kujdesur që përpara fillimit të spektaklit ta përkrahin dhe ti japin mbështjetjen e tyre.

Këtë na e ka zbuluar vetë Bora me anë të një Instastory, ku ka postuar një buqetë me lule dhe një letër shumë motivuese për të. Në postim Bora shpreh gjithashtu falenderimet e saj.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu