Krerët e partive që përbëjnë koalicionin VLEN sot janë takuar me kryetarin e VMRO-së Hristijan Mickoski dhe bashkëpunëtorët e tij. Pjesëmarrësit në këtë takim kanë qenë të rezerzuar për të dhënë detaje, megjithatë mësohet se temë qendrore e takimit ka qenë mundësia e arritjes së një marrëveshje për bashkëqeverisje.
Bashkim Bakiu, VLEN
“Negociata shkojnë në drejtim të duhur dhe më vonë do të informoheni me komunikatë për detaje, nalt poshtë nga e hëna fillojnë të formohen edhe grupet për të realizuar negociatat”
Kreu i VMRO-së, partia e të cilit fitoi 58 mandate deputetësh, e ka bërë të qartë se preferon partitë e koalicionit VLEN dhe jo BDI-në si partner në qeverinë e ardhshme.