Kryetari i Rilindjes Dekomratike Kombëtare, Vesel Memedi u ka dërguar ftesë partive politike nënshkruese të deklaratës shqiptare që të marrin pjesë në takimin e radhës të kryetarëve të partive politike parlamentare shqiptare,transmeton InfoShqip.
Takimi do të mbahet nesër në ora 14:00 në hapësirat e Kuvendit të Maqedonisë.
Thirrja, sipas Memedit, është në përputhje me Deklaratën e Përbashkët të Partive Politike Shqiptare, të miratuar më 7 janar të këtij viti dhe obligimet e ndërsjella për të thirrur takimet e rregullta të Tryezës së Partive politike parlamentare shqiptare. Deri tani vetëm Lëvizja BESA dhe PDSH nuk e kanë konfirmuar pjesëmarrjen./InfoShqip.com










