Ministri Kreshnik Bekteshi ka ururar besimtarët muslimanë për muajin e shenjtë të Ramazanit, urimin e tij mund ta ndiqni të plotë në vijim:
Të gjithë besimtarëve muslimanë u uroj fillimin e muajit të sakrificës, muajin e shenjtë të Ramazanit.
Ky muaj i bekuar i Ramazanit është një mundësi për të reflektuar dhe vlerësuar gjërat që janë të rëndësishme në jetën tonë, besimin, familjen, miqtë dhe shoqërinë, dhe na përkujton në vlerat e paqes, dashurisë, drejtësisë, sakrificës, solidaritetit dhe bamirësisë. Uroj që ditët e ardhshme të Ramazanit të na mbajnë edhe më pranë këtyre vlerave dhe të jenë ditë gëzimi në familje dhe lumturi ndërnjerëzore.
Agjërim të lehtë dhe lutje të pranuara.










