Krijohet krevati që ju siguron jetën në rast tërmeti (VIDEO)

Me tërmetet e njëpasnjëshme që kanë goditur së fundmi vendin tonë, i kemi kujtuar vetes dhe një herë sa të pambrojtur jemi ndaj fenomeneve të paparashikuara të natyrës.

Por çfarë mund të arrijë të bëjë teknologjia në rastet kur lëkundjet janë të papërballueshme?

Së fundmi është krijuar një krevat posaçërisht për rastet kur ju jeni në gjumë dhë të paaftë për të reaguar.

Ky krevat mbyllet automatikisht dhe është i mbrojtur në rast lëkundjesh, rrëzimesh, apo çdo efekt tjetër që shkakton tërmeti. Gjithçka që duhet të bëni është të shtriheni dhe të flini pa u shqetësuar.

Në rast se senosorët e tij super të ndjeshëm kuptojnë që toka po lëkundet me një forcë të konsiderueshme, ai mbyllet duke iu shpëtuar jetën derisa të kalojë rreziku.

Përveç se ju siguron nga gërmadhat, në brendësi të tij ndodhen shihe me ujë, kutia e ndihmës së shpejtë, ushqim dhe çdo gjë të nevojshme në rast emergjence.

Deri më tani, projekti ka mbetur në letër dhe së shpejti pritet të konkretizohen.

Video:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu