Krisma në protestat për rastin e Kumanovës, Hoda: Në vend të festës ne detyrohemi të protestojmë

Në protestat për rastin e Kumanovës, që po  mbahet në Shkup, janë nisur disa krisma nga larg. Nuk dihet ende nëse kanë qenë krisma armësh apo vetëm krisma të mjeteve piroteknike.

Gjatë fjalimit të tij, Besim Hoda theksoi se në vend që të festojnë, sot ata protestojnë. Ai bëri një pyetje deri tek qeveritarët: “Çka  Po kërkoni në Qeveri. Pse po kërkoni ekspert ndërkombëtar kur ministrin e drejtësisë e keni shqiptar.”, theksoi Hoda, njofton InfoShqip.

Ai kërkoi që sa më shpejtë të zbardhet ky rast ashtu siç edhe po zbardhet rasti i Sopotit dhe Monstra. /InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu