Krivokapiç: Nuk do të heq dorë nga normalizimi i raporteve me Serbinë

Kryeministri malazez Zdravko Krivokapiç ka deklaruar se qeveria që ai drejton nuk do të heq dorë nga normalizimi i raporteve me Serbinë, shkruan “B92”. Sipas tij, “heqja dorë nga kjo do nënkuptonte heqjen dorë nga vëllezërit dhe të afërmit, miqtë dhe historia e tradita” u shpreh ai.

“Ndërsa ne një regjim, mes tjerave e kemi dërguar në të kaluarën pikërisht për faktin se ka dashur që të gjitha këto që numërova të nga i marr dhe ndalojë” tha Krivokapiç për “Mina” transmeton gazeta e Podgoricës “Vijesti”.

Ai theksoi se ftesa për kryeministren e Serbisë Ana Brnabiç edhe më tutje është e hapur dhe nuk shtrohet pyetja a ka kush e pret, por a do të gjejë kohë të vijë. “Pyetja është nëse ajo do të gjejë kohë për të vizituar dhe përshëndetur të gjithë ata që me kënaqësi duan ta shohin në Malin e Zi, sepse ajo është kreu i qeverisës së Serbisë fqinje edhe vëllazërore” tha Krivokapiç.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu