Kriza diplomatike, Turqia urdhëron dëbimin e lopëve holandeze

Shoqata e mishit të kuq në Turqi ka urdhëruar sot që një ngarkesë me bagëti holandeze të kthehet mbrapsht në Holandë, duke thënë se nuk dëshiron më që të mbajë në fermat e veta lopët holandeze për shkak të krizës diplomatike mes dy vendeve.

Kryetari i Shoqatës Turke të Produkteve të Mishit të Kuq, Bulent Tunc, ka thënë për mediat turke se një ngarkesë simbolike prej 40 lopëve “Holstein Friesian” është urdhëruar që të rikthehet në Holandë.

“Lopët ‘Holstein Friesian’ janë bërë shumë të zakonshme në vendin tonë. Ngarkesa e parë me këto lloj lopësh është mbushur dhe do t’i rikthejmë në Holandë,” ka thënë ai.

Tunc ka thënë për “Anadolu” se nuk dëshirojnë më produkte të lopëve nga Holanda.

Sipas tij, Turqia duhet të përqendrohet në shumimin e lopëve të veta. /albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu