Kriza energjitike: Ç’duhet të bëjë BE-ja

Republika Çeke do të propozojë një takim urgjent të ministrave evropianë të energjisë sa më shpejt të jetë e mundur për të trajtuar çështjen e rritjes së çmimeve të energjisë, tha të premten ministri çek i Industrisë Jozef Sikela.

Evropa po përballet me rritje të mëdha në faturat e energjisë, të nxitura nga një rritje e mprehtë e çmimeve të gazit, ndërsa lufta në Ukrainë dhe sanksionet evropiane kundër Rusisë rrisin shqetësimet për sigurinë e furnizimeve me gaz.

Qeveritë po shqyrtojnë masat për të reduktuar rritjen e faturave për familjet dhe kompanitë.

“Jemi në një luftë energjetike”

“Ne jemi në një luftë energjetike me Rusinë dhe kjo po dëmton të gjithë Bashkimin Evropian. Në marrëveshje me Komisionin Evropian dhe kryeministrin Peter Fiala, do të propozoj thirrjen e një takimi të jashtëzakonshëm të Këshillit të Energjisë së BE-së sa më shpejt të jetë e mundur”, shkroi Sikela në Twitter.

Republika Çeke mban aktualisht presidencën e BE-së dhe ka caktuar tashmë një takim të rregullt të ministrave të energjisë për tetor.

Komisioni Evropian njoftoi këtë muaj se “po vlerëson urgjentisht mundësi të ndryshme për futjen e një kufiri të çmimit të gazit”, pa shpjeguar se në çfarë forme do të zbatohej kjo.

Brukseli tha se do të konsultohet me vendet anëtare të BE për kufizimin e çmimeve dhe do të raportojë mbi propozimet në vjeshtë nëse është e nevojshme.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu