Kroacia në kërkim të punëtorëve sezonal, nevojiten 65 mijë punëtorë

Kroacia po përballet me mungesë të madhe të punëtorëve sezonalë dhe këtë vit pritet të ketë nevojë për rreth 65 mijë punonjës, kryesisht në sektorin e turizmit dhe hotelerisë.

Sipas të dhënave dhe vlerësimeve të publikuara nga portali i punësimit “Moj Posao” dhe raportimeve të transmetuesit publik HRT, rekrutimi nis që në fillim të vitit, ndërsa punëtorë të huaj kërkohen që nga vjeshta për shkak të procedurave për leje pune.

Rreth 50 mijë vende pritet të plotësohen nga punëtorë të huaj dhe rreth 15 mijë nga tregu vendas.

Profesionet më të kërkuara janë kuzhinierë, kamerierë, recepsionistë, pastruese dhe shitës. Sipas “Moj Posao”, interesimi i punëtorëve vendas rritet kur pagat sezonale janë 30–40% më të larta se ato në zonat jo-turistike, ndërsa punëdhënësit paralajmërojnë edhe rritje të ndjeshme të kostove të punës.(INA)


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu