KRRE: Shtrenjtohen derivatet e naftës

Komisioni Rregullator për Energjetikë i vendosi çmimet e reja të derivateve të naftës.

Kështu, benzinat prej sonte në mesnatë shtrenjtohen për 2,5 denarë, ndërsa dizeli dhe vaji ekstra i lehtë për amvisëri për dy denarë për një litër.

Çmimi i ri i Eurosuper BS 95 do të jetë 67,5 denarë për një litër, ndërsa Eurosuper BS 98 do të shitet për 69,5 denarë. Për një litër Eurodizel (D-E V) do të paguhet 52,5 denarë, ndërsa për vajin Ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1) 41 denarë. Për 1,766 denarë shtrenjtohet mazuti M-1 NS dhe një kilogram i këtij energjensi do të kushtojë 27,402 denarë për një kilogram.

KRRE e konfirmoi çmimin e ri të benzinave në bazë të lëvizjes së çmimit mesatar të naftës së papërpunuar në tregun botëror në 14 ditët e kaluara dhe kursin e dollarit në krahasim me denarin.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu