Kryebashkiaku shqiptar i Bursës dorëzohet përballë Erdoganit

Kryetari i Bursës me origjinë shqiptare, Rexhep Atepe ka dhënë dha dorëheqje duke u dorëzuar përballë presidentit turk Rexhep Taip Erdogan. Ai një javë më parë nuk ishte deklaruar për dorëheqjen e kërkuar.

Erdogan kishte kërkuar dorëheqjen e kryetarëve të Ankarasë, Bursës dhe Stambollit, për të përforcuar radhët e partisë AKP në prag të zgjedhjeve presidenciale që do të zhvillohen më 2019. Altepe është një nga ata që një javë më parë kishte lënë mundësinë që të mos dorëhiqet, por ai prap u dorëzua nga vendimi i Erdoganit.

“Ne kurrë nuk do të shkojmë kundër partisë sonë apo udhëheqësit tonë. Ne nuk do të bëjmë ndonjë dëm për partinë tonë. Ne do të bëjmë atë që është e drejtë për ne dhe nuk do të përpiqemi të krijojmë një situatë krize. Në këto rrethana, unë nuk kam mundësi për t’i shërbyer vendit, kështu që jap dorëheqjen nga posti i kryetarit “, – tha Rexhep Altepe.

Edhe kryebashkiaku i Ankarasë, Melih Gokçek ka dhënë dorëheqjen sot, pas kërkesës së presidentit të Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, i cili dëshiron të ringjallë partinë në pushtet përpara zgjedhjeve të vitit 2019.

“Unë e lë pozicionin e kryetarit të bashkisë me urdhrin e udhëheqësit tonë Erdogan”, tha Gokçek.

Erdogan muajin e kaluar kishte paralajmëruar krerët e këtyre komunave më të mëdha që duhet të pranojnë kërkesën për dorëheqje.

“Ajo që është e nevojshme, ata duhet sa më shpejt të japin dorëheqje”, ka theksuar Erdogan, duke shtuar se në rast të kundërt do të ndërmarren masa kundër atyre që refuzojnë. Erdogan do që të përforcojë pushtetin në qendrat më të mëdha, pasi që në referendumin e vitit të kaluar për zgjerimin e kompetencave të tij, 17 nga 30 qytetet e mëdha kanë votuar kundër tij.

Pas kësaj, Erdogan ka folur për nevojën e freskimit të udhëheqësve komunal dhe të bashkive të mëdha, duke I dhënë mundësinë figurave të reja.

Shqiptari me origjine nga Shkupi Rexhep Altepe, kryebashkiaku i Bursës kishte theksuar më parë se ai mbetet në punë.

Sipas njoftimeve, Erdogan ka kërkuar dorëheqjen e kryetarit të komunës së Bursa, Rexhep Altepe, kryetarit të komunës Balckesir Ahmet Edip Ucur, kryetarit të komunës Ucak Nurullah Cahan, kryetarit të komunës Nicde Faruk Akdocan dhe kryetarit të bashkisë së Nevcehir Hasan Ünver, përveç kryetarit të bashkisë së Ankarasë Melih Gökçek.

Duke nënvizuar rëndësinë e vullnetit të popullit, kryetari kryesor i opozitës i Partisë Republikane Popullore (CHP) Kemal goditi Erdoganin për thirrjen e tij për disa kryebashkiakë të AKP-së për të dhënë dorëheqjen duke thënë: “Nëse ka ndonjë korrupsion apo paligjshmëri, Vepro. Në raste të tjera, detyrimi më forcë i njerëzve për të dhënë dorëheqjen nuk është as demokratike, as morale, as e drejtë.”


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu