Kryediplomati hungarez: Gruevski ka hyrë në mënyrë të rregullt

Kryediplomati hungarez Peter Siartio, ka shpjeguar se ish-kryeministri Nikolla Gruevski në Hungari ka shkuar me dokumentacionet e nevojshme për qëndrim si dhe kufijtë i ka kaluar në mënyrë të rregullt.

Ai sqaroi se Gruevski me dëshirë ka dorëzuar kërkesë për azil politik në Hungari. Sipas kryeministrit, autoritetet hungareze nuk kanë pasur asnjë rol në kërkesën e tij.

Pas mbledhjes së ministrave të BE-së, Siartio deklaroi se asnjë koleg i tij nuk e ka ngritur çështjen e azilit të Nikolla Gruevskit. Ai tha se autoritetet hungareze për herë të parë për rastin e kanë marrë vesh nga një vend fqinj i Maqedonisë. /shenja


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu