Linde ka thënë se me Lajçakun ka biseduar për dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit, duke thënë se normalizimi është rruga përpara, duke theksuar nevojën që Kosova dhe Serbia duhet t’i japin përparësi këtij procesi.
“Diskutime cilësore me përfaqësuesin e BE-së për dialogun Beograd – Prishtinë, Miroslav Lajçak. Normalizimi midis Kosovës dhe Serbisë është rruga përpara. Të dyja vendet duhet t’i japin përparësi dialogut”, ka shkruar kryediplomatja suedeze.
Në anën tjetër, edhe Lajçaku ka shkruar për këtë takim përmes një postimi në Twitter.
“Para diskutimeve të ministrave të jashtëm të BE-së për Ballkanin Perëndimor, u takova me ministren e Jashtme të Suedisë. Ne folëm për nevojën për të rritur besueshmërinë e BE-së në rajon, dialogun dhe rolin e rëndësishëm të OSBE-së në terren”, ka shkruar emisari i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi.









