Kryeministër për merak ka dalë!” Kurti e pret shalqirin në Suharekë, merr timonin e kombajnës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar sot bujqit në komunën e Suharekës, ku është ndalur në fushat me shalqinj dhe elb, duke marrë pjesë nga afër në aktivitetet bujqësore të sezonit.

Gjatë vizitës, ai u ndal pranë një ferme me shalqinj të kultivuar me kujdes nga fermerët vendas, ku një qytetar, i impresionuar nga cilësia e frutave, tha me humor:
“Për merak ka dalë shalqiri!” – një koment që shpejt u kthye në moment të veçantë të ditës.

Kryeministri vazhdoi vizitën me korrjen e elbit, ku edhe mori për pak çaste timonin e një kombajne, në një akt simbolik për të shprehur vlerësimin ndaj punës së bujqve dhe rëndësinë e bujqësisë në zhvillimin ekonomik të vendit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu