Kryeministri Avdullah Hoti zbulon pse e shkarkoi drejtorin e Policisë, Rashit Qalajn

Kryeministri, Avdullah Hoti ka thënë se e ka shkarkuar drejtorin e Policisë Rashit Qalaj nga pozita e tij për shkak të përformancës së dobët, siç e quajti ai.

Hoti përmes një konference për media ka treguar arsyet pse u shkarkua Qalaj.

Drejtori i Policisë u shkarkua në bazë të raportit të performancës nga Ministria e Brendshme, raporti i ministrit thekson se ky drejtor ka kryer performancë jo të kënaqëshme në udhëheqje, mbikqyrje e menaxhim të policisë ku dështoi t’i arrijë synimet e policisë, katër objektiva i kishte policia, ku vlerësohet nga ministri se luftimi i korrupsionit nuk u përmbush nga Policia, përveç këtyre u vërejt një menaxhim jo i mirë i aksionit në Karaçevë, në raport theksohet se 2019-2020 janë arrestuar 68 pjestarë të Policisë, drejtori i Policisë, Qalaj me 11 shtator 2019 në kundërshtim me ligjin ka ndryshuar organogramin e policisë pa e kaluar në procedurat ligjore, këto janë arsyet pse u morën veprimet në Policinë e Kosovës”, tha Hoti.

Kujtojmë se javën që lam pas Hoti shkarkoi drejtorin e Përgjithshëm të Doganës së Kosovës si dhe atë të ATK-së.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu