Kryeministri Dimitriev: Zgjedhjet e reja nxjerrin vendin nga kriza

Kryeministri i Maqedonisë, Emili Dimitriev, ka thënë se rruga e vetme për daljen nga kriza politike në vend, janë mbajtja e zgjedhjeve lokale se bashku me ato parlamentaret.

“Garancia e vetme për ruajtjen e unitetit të Republikës së Maqedonisë është formimi dhe zhvillimi i një shoqërie të fuqishme dhe multietnike.

Kështu siç dikush dëshiron të vendosë gjërat në Maqedoni me përjashtimin e shumicës maqedonase, turke, rome, boshnjake dhe komunitete tjera, konsideroj se kjo nuk mund të realizohet.

Në periudhën pas zgjedhore në Republikën e Maqedonisë u hapën shumë diskutime tëcilat prekin thellë në unitetin kushtetues të vendit, të cilat nuk ishin pjesë e fushatës parazgjedhore ose shumë pak flitej për të.

Unë konsideroj se këto tema nuk janë privilegj të elitave politike që ata të konsiderohen si të afta që të menaxhojnë me këto procese, ndërsa me kësi lloj temash faktor i vetëm i cili mund të shprehet është populli në zgjedhje të reja parlamentare të cilat do të duhej të organizohen së bashku me ato lokale”, ka thënë Dimitriev, transmeton “Zhurnal”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu