Kryeministri Hoti tregon se çfarë do të diskutohet në takimin e Uashingtonit

Kryeministri, Avdullah Hoti, në RTV Dukagjini ka folur në lidhje me takimin e 2 shtatorit që do të mbahet në Uashington.`Ai ka bërë se angjenda e këtij takimi do të jetë plotësisht ekonomike, raporton Gazeta Blic

“Eshte shumë me rëndësi për Kosovën që ky takim po ndodh. Ka patur mjaft skeptik se Amerika ka hequr dorë por unë kamp patur kontakte të rregullta për të aranzhuar një takim. Do të fokusohemi në fushën e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve por edhe në më gjerë në regjion. Agjenda e takimit është plotësisht ekonomike.”

Hoti në Debat Plus në RTV Dukagjini ka komentuar edhe deklaratat e Kurtit se në Uashington janë vendosur thika mbi harta. Ai ka thënë Kurti e ka plotësisht gabim dhe gjithmonë ka qenë në anën e gabuar.

“Unë jam i bindur se nuk e gjen një qytetar të vetëm në Kosovë se në Shtëpinë e Bardhë mund të arrihet një marrëveshje e dëmshme për Kosovën. Kurti e ka komplet gabim, historikisht ka qenë gabim. Nga bisedeat e Rambujesë, Vjenës historikisht Kurti ka qenë në anën e gabuar. Koalicioni jonë qeverisës dhe fatmirësisht një pjesë e opozitës nuk i ka këto dyshime”.

Tutje Hoti ka potencuar se nuk do të arrihet asnjë marrëveshje pa pajtimin minimal të klasës politike në vend.

“Nuk besoj që arrihet marrëveshje pa u kriju një pajtueshmëri minimale brenda politikës kosovare. Dialogu duhet të zhvillohet. Ne kemi një marrëveshje qeverisëse dhe aty kemi të përcaktuar edhe një kapitull për dialogun dhe unë jam duke e përfilluar plotësisht këtë marrëveshje” tha Hoti raporton Gazeta Blic.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu