Kryeministri Kovaçevski në takim të Komunitetit Politik Ndërkombëtar në Kishinjev

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski i shoqëruar nga zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi, sot do të marrë pjesë në takimin e dytë të Komunitetit Politik Evropian në Kishinjev, Moldavi.

Në samitin e Komunitetit Politik Evropian do të marrin pjesë 47 liderë, mes të cilëve liderët e 27 vendeve anëtare të BE-së, si dhe vendet e Ballkanit Perëndimor, Armenia, Azerbajxhani, Gjeorgjia, Islanda, Lihtenshtajni, Moldavia, Norvegjia, Zvicra, Turqia, Ukraina, Britania e Madhe, Komisioni Evropian, Këshilli Evropian, Parlamenti Evropian dhe të tjerë.

Siç bënë të ditur nga pres shërbimi qeveritar, Kovaçevski, përveç pjesëmarrjes në tryezën e rrumbullakët në temë për energjinë dhe lidhjen, do të zhvillojë edhe disa takime dypalëshe mes të cilëve me kryetaren e Parlamentit Evropian Roberta Mecola, kryeministren e Danimarkës Mete Federiksen, nikoqirin kryeministrin e Moldavisë, Dorin Reçan.

“Programi përmban tryeza të rrumbullakëta paralele ku do të zhvillohen diskutime lidhur me çështjet aktuale që lidhen me sigurimin e infrastrukturës kryesore; forcimin e luftës kundër sulmeve kibernetike, zhvillimin e një politike të përbashkët energjetike pan-evropiane dhe shqyrtimin e mundësisë për më shumë shkëmbime universitare dhe studentore. Fokusi kryesor i bisedimeve do të jetë në tri temat e mëposhtme: përpjekjet e përbashkëta për paqen dhe sigurinë; rezistencën energjetike dhe aksionin klimatik; dhe ndërlidhjet e ndërsjella në Evropë për një kontinent më të lidhur dhe më të qëndrueshëm”, bënë të ditur nga pres shërbimi qeveritar.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu