Kryeministri Kurti pranon urime nga kryeministri i Japonisë, Yoshihide Suga

Kryeministri Albin Kurti ka pranuar letër urim nga homologu i tij japonez, Yoshihide Suga, me rastin e zgjedhjes së tij Kryeministër i Republikës së Kosovës.

Në urim thuhet se Japonia do ta mbështesë Kosovën përmes grantit të paraparë për pandeminë COVID-19.

Japonia i kushton shumë rëndësi marrëdhënieve me Kosovën, thuhet në letër urim. Kosovën e konsideron me rol kryesor për paqe dhe stabilitet në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe në Evropë, ndërsa është e përkushtuar të kontribuojë në zhvillimin e saj. Kosova do të ketë mbështetje të vazhdueshme nga Japonia, përfshirë këtu ndihmën përmes grantit të paraparë për adresimin e pandemisë COVID-19, është shprehur kryeministri Suga, teksa ka shfaqur besimin se kryeministri Kurti do të dëshmojë një lidership të fortë drejt promovimit të reformave sociale dhe ekonomike në vend”, thuhet në letrën e urimit.

Letra e plotë:

“Shkëlqesia juaj, Shfrytëzoj rastin t’ju shpreh urimet e mia të përzemërta për zgjedhjen tuaj si Kryeministër i Republikës së Kosovës dhe t’ju shpreh urimet e mia të sinqerta për çdo sukses në pozitën tuaj të rëndësishme.

Japonia i kushton shumë rëndësi marrëdhënieve me Kosovën, e cila luan një rol kryesor për paqe dhe stabilitet në rajonin e Ballkanit Perëndimor si dhe në Evropë, ndërsa është e përkushtuar të kontribuojë në zhvillimin e vendit tuaj përmes mbështetjes së vazhdueshme, përfshirë ndihmën përmes grantit të paraparë për adresimin e pandemisë aktuale COVID-19.

Në bashkëpunim të ngushtë me Shkëlqesinë Tuaj, Japonia do të vazhdojë të mbështesë në mënyrë aktive përpjekjet reformuese të Kosovës drejt anëtarësimit nëBE në kuadër të Nismës për Bashkëpunim në Ballkanin Perëndimor.

Besoj fuqimisht se Shkëlqesia juaj do të dëshmojë një lidership të fortë drejt promovimit të reformave sociale dhe ekonomike në vendin tuaj. Ju dëshirojë juve shëndet kurse Republikës së Kosovës prosperitet, si dhe zhvillim të mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore midis dy vendeve tona.

Sinqerisht, SUGA Yoshihide, Kryeministër i Japonisë” shkruan në letër.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu