Kryeministri malazez megjithatë arrin në takimin me Merkel, pasi e ndali policia në kufi të Shqipërisë

Pasi u raportua se kryeministri malazez, Zdravko Krivokapiq nuk është lejuar të futet në Shqipëri sepse s’kishte test PCR ai arriti në takimin e Kancelares Merkel me kryeministrat e Ballkanit Perëndimor.

Krivokapi ka shkruar në Twitter se po merr pjesë në takimin me kancelaren gjermane.

“Në Tiranë me Kancelaren Merkel dhe liderët e Ballkanit Perëndimor. Një drekë pune do të fillojë së shpejti, në të cilën do të diskutohet bashkëpunimi rajonal. Ne u dëshirojmë sukses dhe prosperitet të gjithë fqinjëve. Një bashkëpunim rajonal i suksesshëm është shtylla e politikës së jashtme të Malit të Zi”, ka shkruar Krivokapiq.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu