Kryeministri teknik i Maqedonisë Emil Dimitriev, i cili përmes një letre dërguar homologut të tij, Edi Ramës, i ka kërkuar që të mos ndërhyjë në punët e Maqedonisë, duke theksuar se do ta gjejë një zgjidhje edhe pa këshillat e tij.
“I nderuar z. Rama, përzierja e përhershme në punët e brendshme të Maqedonisë bën një dëm të madh në raportet fqinjësore dhe vlerat europiane.
Besoni se kjo nuk ndihmon askujt, nuk i ndihmon as Shqipërisë qytetarët të cilët presin nga ju që të kapeni me të metat e pushtetit dhe ekonomisë, kjo nuk i ndihmon as BE-së sepse dhe atyre ju është e qartë se kërkoni shkas për grindje jashtë për atë se çfarë keni bërë brenda shtëpisë.
Kjo nuk i ndihmon as Maqedonisë qytetarët të cilët duan vend të pavarur me kufij të tashëm, ata qytetarë e paguajnë çmimin e ambicieve tuaja që të ridefinojnë Maqedoninë në vend që të reformojnë Shqipërinë në kufij aktual.
Nuk i ndihmon as partitë në Maqedoni ndaj të cilave silleni me kushtëzime”, shkruan Dimitreiv. /albeu