Kryeministri shqiptar Edi Rama ka komentuar zhvillimet e fundit në Maqedoni si dhe zgjidhjen e çështjes së emrit që tashmë është shpallur marrëveshja e re midis kryeministrave të Athinës dhe Shkupit. Ai në një intervistë për Anadollu Agency theksuar se zgjidhja Maqedoni-Greqi nuk mund të përjashtojë dakordësinë e faktorit shqiptar.
I pyetur për mosmarrëveshjen rreth emrit midis Maqedonisë dhe Greqisë dhe nëse Shqipëria qëndron e heshtur në këtë drejtim, kryeministri shqiptar u shpreh se qeveria e tij është akuzuar për të kundërtën, siç tha ai, “për qëndrim invaziv në çështjet e brendshme të Maqedonisë”.
“E vërtetë është se ne në aspektin e emrit inkurajojmë çdo zgjidhje të dakordësuar dhe kemi shumë besim tek qeveria e re maqedonase, e cila ka demonstruar vizion, kurajë dhe vullnet për një zgjidhje. E natyrisht, zgjidhja nuk mund të përjashtojë dakordësinë e faktorit shqiptar dhe jam i bindur se nuk do ta përjashtojë atë”, tha kryeministri Rama, duke iu referuar ndikimit të faktorit shqiptar në mosmarrëveshjen e emrit.