Kryeministri shqiptar do të bëhet realitet fal angazhimit të Besës dhe jo Bashkimit Demokratik për Integrim theksoi nënkryetari i Lëvizjes BESA, Kastriot Rexhepi.
Ai me këtë i është kundërpërgjigjur sekretarit organizativ të Bashkimit Demokratik për Integrim, Artan Grubi, i cili theksoi se kryeministrin e parë shqiptar do ta zgjedhim bashkë me opozitën shqiptare pas 15 korrikut. Rexhepi e ka vlerësuar si marketing politik parazgjedhor propozimin e Grubit.
“Jemi në periudhë parazgjedhjeve, çdo ide që propozohet dhe vjen mbas 12 prillit është vetëm se një retorikë e PR që i shërben ndonjë partie politike. Ne veç i kemi dorëzuar listat, ne kemi partnerin tonë të koalicionit dhe sa i përket kryeministrit shqiptar ai do të bëhet realitet fal angazhimit të Lëvizjes Besa në një të ardhme të mëtutjeshme,” tha Kastriot Rexhepi.
Video:










