Kryeministri spanjoll, Mariano Rajoy është shkarkuar nga posti me mocionin e mosbesimit të votuar sot në parlament.
Lideri socialist Pedro Sanchez që nisi këtë mocion pasi partia e Rajoyt u përfshi në një skandal korrupsioni, do të bëhet kryeministër i Spanjës.
“Do të hapim një faqe të re të historisë së demokracisë në shtetin tonë”, ka thënë Sanchez para se të votohej mocioni.
Rajoy është kryeministri i parë në historinë moderne të Spanjës që shkarkohet me mocion mosbesimi.
Ai ishte kryeministër që prej vitit 2011 dhe njihet si kundërshtar i madh i Pavarësisë së Kosovës.