Kryeministri Spasovski dhe ministrat të cilët janë zgjedhur deputetë do të marrin rrogë vetëm për angazhim në Qeveri

Lidhur me vërejtjen e Komisionit shtetëror për përballje me korrupsionin dhe konfliktin e interesave, se anëtar të Qeverisë të cilët janë zgjedhur deputetë marrin dy rroga, Qeveria e Republikës së Maqedonisë informoi se kryeministri dhe ministrat të cilët në zgjedhjet e fundit u zgjodhën deputetë, e marrin vetëm rrogën për angazhimin e tyre në Qeveri, deri në momentin e kohëzgjatjes së angazhimit të tyre në Qeveri, e jo edhe nga Kuvendi.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë, si edhe deri më tani, mbetet në mbështetjen e fuqishme për punë transparente dhe llogaridhënëse të të gjitha institucioneve në luftën kundër korrupsionit dhe parandalimit të konfliktit të interesave, dhe do ta afirmojë çdo debat në atë drejtim, bazuar në fakte dhe argumente, kumtoi shërbimi qeveritar për shtyp.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu