Kryeministri suedez: Për të hyrë në NATO Erdogani na ka bërë kërkesa të papranueshme

Gjatë verës dukej si akujt midis Suedisë dhe Finlandës që kërkojnë anëtarësimin në NATO dhe Turqisë së Erdogan që refuzonte miratimin e nevojshëm, duket sikur ishte shkrirë, me ratifikimin e marrëveshjes për esktradim.

Por shumë muaj më pas, palët duket se janë më larg se kurrë. Sipas kryeministrit suedez Ulf Kristersson, gjatë një konference për shtyp ku i pranishëm ishte edhe sekretari i NATO Jens Stoltenberg, Ankaraja po e lidh miratimin e hyrjes së vendeve skandinave me disa kërkesa të cilësuara si të papranueshme.

Turqia ka deklaruar se i kemi përmbushur disa nga konditat e tyre, por duan edhe gjera që nuk mundemi dhe nuk duam të japim. Besojmë se një vendim nga Ankaraja do të vij, por ende nuk e dimë se kur saktësisht”, vijoi Kristersson.

Një nga kërkesat e përmbushura nga Stokholmi zyrtar por edhe nga Helsinki është fundi i embargos së armëve, që dy shtetet i kishin vënë Turqisë më 2019.

Nga ana tjetër skandinavët nuk duan të ulin standardin e tyre të drejtave të njeriut, duke refuzuar kërkesat për ekstradim të atyre elementëve që sipas Erdoganit janë pjesë e organizatës kurde PKK ose e lëvizjes guleniste që sipas tij tentoi ta rrëzonte nga pushteti me një grusht shteti.

Një nga këto personazhe që strehohen në këto dy vende, 33 në Suedi dhe 11 në Finlandë, është gazetari Bulent Kenes, redaktori i gazetës në gjuhën angleze “Today’s Zaman”, e cila ishte në pronësi të rrjetit të lidhur me klerikun mysliman me bazë në SHBA, Fethullah Gulen.

Ekstradimi i tij është prioritar për Erdogan por së fundmi Gjykata e Lartë suedeze hodhi poshtë sot kërkesën e Turqisë, vendi i vetëm së bashku me Hungarinë që ende nuk ka firmosur dokumentin për anëtarësimin e dy vendeve skandinave që filluan procedurat pas nisjes së konfliktit në Ukrainë, duke e cilësuar veten si objektiv i radhës së Vladimir Putin.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu