Kryeministri Zaev në bisedë telefonike me zv/Presidentin e SHBA-ve

Zv/Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mike Pence ka zhvilluar një bisedë telefonike me Kryeministrin e Maqedonisë Zoran Zaev. Lajmi është bërë me dije vet nga zv/Presidenti Pence, në një postim në Twitter. Pence thotë se me Zaev diskutoi për marrëveshjen e arritur me Greqinë për çështjen e emrit, duke e uruar për zgjidhjen e kësaj çështje disavjeçare.

Zv/Presidenti Pence e lavdëroi Zaev për guximin dhe lidershipin e krijuar në drejtim të paqes dhe stabilitetit të rajon. Pence i ofroi Maqedonisë mbështetjen e SHBA-së për implementimin e suksesshëm të marrëveshjes për emrin.

Mike Pence vlerësoi gjithashtu edhe vendimin e Këshillit Evropian për hapjen e negociatave të anëtarësimit në Qershor të vitit 2019.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu