Kryeministri Zaev ngushëllon familjen Zylbeari nga Tetova

Edhe kryeministri Zoran Zaev ka ngushëlluar familjen Zylbeari nga Tetova, e cila humbi tragjikisht 5 anëtarë të familjes pasi zjarri përfshiu shtëpinë e tyre mëngjesin e djeshëm.

Në letrën e Zaev thuhet:

“Jemi tronditur nga ajo që i ndodhi familjes tuaj, nuk mund të gjenden fjalët e ngushëllimit për këtë dhimbje të thellë.

Më lejoni që ne emrin tim dhe në emër të qeverisë si dhe në emër të të gjithë qytetarëve tu shprehim ngushëllimet tona më të thella në këto moment të vështira për ju.

Humbja tragjike nuk mund të kompenzohet, por solidariteti dhe mbështetja që do të vie në shprehje mund të jenë një ndihmesë për familjen tuaj”, shkruan kryeministri Zaev. /albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu