Kryeministri dhe lideri i LSDM, Zoran Zaev sonte në Shkup pritet të takohet me liderët e partive politike, mëson INA nga burime qeveritare. Siç bëhet e ditur në këtë takim do të marrin pjesë përfaqësuesit e partive të koalicionit.
Në takimin e paralajmëruar në “Holiday Inn” pritet të jenë kryetari i BDI, Ali Ahmeti, Levizjes BESA Afrim Gashi, Menduh ThAçi i PDSH si dhe partnerët e koalicionit nga radhët e partive turke dhe komuniteteve tjera.
Në këtë takim do bisedohet për referendumin për emrin si dhe për koalicionin e paralajmëruar për fushatën për referendumin. (INA)










