Për shkak të kushteve të këqija klimatike, delegacioni qeveritar i kryesuar nga kryeministri Zoran Zaev ka anuluar vizitën e tij në Durrës, ku duhej të merrte pjesë në takimin joformal të kryeministrave të vendeve të Ballkanit Perëndimore.
Tri kryeministra nga vendet e Ballkanit Perëndimor, Bullgarisë, Sebisë dhe Malit të Zi nuk kanë marrë pjesë në takimin informal të organizuar nga kryeministri Rama në Durrës.
Në nisje të fjalës së tij, kreu i ekzekutivit shqiptar ka shpjeguar arsyet e mungesës së Bojko Borisov, Ana Brnabiç dhe Zoran Zaev.
Rama: Për rrethana objektive kanë pamundësuar praninë e disa miqve të tjerë të rëndësishëm.
Përfitoj nga rasti ti shpreh ngushëllimet tona, kryeministrit Borisov për aksidentin tragjik ku kanë humbur jetën shuëm persona, është bërë shkak për anulimin e ardhjes së tij.
Po ashtu Kryeministri i Maqedonisë pas më shumë se një orë në aeroportin e Shkupit e ka pasur të pamundur për shkak të kohës.
Kryeministrja serbe na ka përcjellë keqardhjen për pamundësinë. Megjithatë besoj që kemi zhvilluar një takim të frutshëm, të dobishëm duke bërë një bilanc të ecurisë së procesit të krijimit të zonës rajonale ekonomike, duke parë më radhë të gjitha aspektet e këtij procesi, qoftë ato që kanë ecur si duhet qoftë ato që kanë nevojë për një shtysë të fortë.
Kryeministrat e rajonit që ndodhen në takimin informal që po mbahet në Durrës aktualisht ndodhen para medias në konferencë për median. I pranishëm dhe komisioneri për zgjerimin e BE-së, Johanns Hahn. Mungon në këtë takim kryeministrja e Serbisë, kryeministri bullgar dhe kryeministri i Maqedonisë.
Hahn: Më lejoni të them jam shumë i impresionuar nga fakti që në Shqipëri bota e medias dominohet nga zonjt.
Faleminderit që na mblodhët sërish dhe na mikpritët në Durrës. Nëse dicka ndodh dy herë kjo shënon fillimin e një tradite dhe shpresoj që kjo të ndodhë sërish vitin e ardhshëm.
Disktuam për axhendën e integrimit ekonomik. Ajo cfarë është realizuar tani është mbresëlënëse. Janë hapur 80 mijë vende pune dh e për herë të parë tregtia mes vendeve të rajonit është rritur shumë.
Eurokomisioneri për Zgjerimin, Johannes Hahn zbuloi në një konferencë për shtyp pas takimit informal të kryeministrave të rajonit me temë “Integrimi i Ekonomisë Rajonale” se çfarë u diskutua në këtë takim.
“Diskutuam për integrimin ekonomik, për atë që është realizuar deri tani, që është mbresëlënëse. Janë hapur 80 000 vende të reja pune në të gjithë rajonin, si rezultat i rritjes së ekonomisë së brendshme të vendeve, por edhe tregtisë së vendeve të ndryshme të rajonit me Bashkimin Europian”, deklaroi Hahn.
Takimi u zhvillua në Durrës. Kryeministri Edi Rama priti personalisht mbërritjen e delegacioneve mëngjesin e sotëm, pranë vilës qeveritare në Durrës, ku zhvillohen punimet.
Në njoftimin e lëshuar nga zyra për shtyp e Kryeministrisë bëhet e ditur se temë e diskutimit do të jetë vizioni i përbashkët mbi Strategjinë e Integrimit në Bashkimin Europian, zbatimi dhe fuqizimi i zonës ekonomike rajonale1, marrëveshja roaming dhe fillimi i negociatave për marrëveshjet e njohjes reciproke të kualifikimet akademike dhe profesionale.
Takimi mbahet në kohën kur mes Kosovës dhe Serbisë ka nisur faza finale e dialogut dhe tema më e nxehtë është ajo e korrigjimit të kufijve që presupozon edhe njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Beogradi.










