Në Doha Forum ku shtetin tonë po e përfaqëson kryeparlamentari Afrim Gashi ka realizuar takime të shumta me figura të njohura me ndikim botëror, e në mesin e këtyre takimeve Gashi ka takuar miken e madhe të shqiptarëve Hillary Clinton, transmeton InfoShqip.
“Gjatë punimeve të Forumit të Dohas 2025 pata një takim me znj. Hillary Clinton, ish-Sekretare e Shtetit të SHBA-së. Diskutuam mbi rëndësinë e forcimit të dialogut ndërkombëtar në funksion të stabilitetit dhe zhvillimit global, ndërsa vlerësova kontributin e saj afatgjatë në politikën e jashtme dhe në fuqizimin e komuniteteve. Theksova vlerën e marrëdhënieve të fuqishme miqësore me SHBA-në, që mbeten shtyllë kyçe për sigurinë dhe zhvillimin afatgjatë të vendit. 🇲🇰🇺🇸”, shkruan Gashi.










