Kryeqyteti Indian, New Delhi ka shpallur një emergjncë shëndetësore publike, pasi arriti nivelin më të lartë të ndotjes ndonjëherë.
Indeksi i cilësisë së ajrit në qytetin më të ndotur në botë, ka arritur në 900, prej 500 sa ishte më para, e që kjo vlerë e indeksit cilësohet si shumë e rëndë.
Ky nivel i ndotjes, bën që njerëzit të kenë probleme me frymëmarrje, dhe mund të shkaktojë probleme të rënda në mushkëri, te secili njeri.
Smogu në Neë Delhi, ishte aq i rëndë dhe dukshmëria ishte aq e ulët, saqë fluturimet duhet të anuloheshin, si rezultat i frikës se mund të ndodhte ndonjë aksident.
Ndërsa rrugët në këtë kryeqytet mbeten të zbrazura, pasi njerëzit zgjodhën të qëndronin brenda, dhe mos të ekspozoheshin ndaj gazrave të dëmshëm, në atmosferë.
Qeveria e New Delhit, mbylli shkollat, si pjesë e një deklarate të urgjencës shëndetësore publike, ndëra pritet të kufizohet numri i automjeteve që hyjnë brenda qytetit.
Zyrtarët lokalë nga shtetet fqinje, kërkuan nga qeveria që të ndërmarr veprime më të ashpra mbi fermerët që djegin të mbjellat e tyre. Djegia e tokës, është një praktikë e lashtë si një metodë për të pastruar tokën, por është një nga shkaktarët e niveleve të larta të ndotjes në New Delhi.