Teksa nuk i kanë kursyer ofendimet në disatancë ndaj njëri-tjetrit, kur janë hasur përballë nuk ka munguar afrimiteti dhe tonet miqësore.
Votimi i Gramoz Ruçit si Kryetar i Kuvendit duket se ka bashkuar Edi Ramën e Lulzim Bashën, të cilët i kanë dhënë dorën njëri-tjetrit pak minuta më parë.
Basha qëndronte i ulur në karrigen e tij, pozicionuar në vendin ku janë ulur deputetët e tjerë të PD, kur aty është afruar Rama dhe i ka dhënë dorën. “BalkanWeb” mëson se Rama pasi ka përshëndetur Bashën i është drejtuar me disa fjalë: “Kryetar mirë?” dhe më pas u ul në vendin e tij.
Basha ndërkohë, ishte ulur pranë Oerd Bylykbashkit, ndërsa lexonte rregulloren e Kuvendit.










