Kryetari i Komunës së Butelit, Velimir Smilevski e ka shkarkuar menjeherë këshiltarin e LSDM-së. Mane Manojlloski që ofendoi dhe shau gjithë shqiptarët.
Këshilltari i LSDM-së, Mane Manjalovski përdori një fjalor fashist ndaj shqiptarëve në një postim të tij në rrjetin social facebook me plot fjalë të ndyta duke sharë me nënë shqiptarët dhe duke i quajtur kaçakë për të kërkuar të dijë ose të tregojnë këta të fundit se nga janë , nga Kosova apo Shqipëria, përcjell TS.
Postimi i plotë:
Të dashur bashkëqytetarë,
Sa i përket çështjes së mbrëmbshme të padëshiruar me punonjësin në Komunën e Butelit, dëshiroj t’ju informoj se nga sot, angazhimi i tij i punës, i cili rregullohej me një marrëveshje, është përfunduar dhe ai nuk është më një punonjës i Komunës së Butel, njofton TS.
Në të njëjtën kohë, unë do të doja të ju informoj se me mendimin e tij, për fat të keq, është vëndosur në pyetje edhe miqësia jonë.
Edhe një herë përsëris, pikëpamjet e tij nuk janë pikëpamjet e mia. Shumica prej jush e dinë se çfarë lloj personi jam dhe që kurrë nuk mund të as të mendoja ose të thosha fjalë të tilla të urrejtes. Thjesht nuk i përshtatet karakterit tim, dhe besoj se e dini këtë.
Apeloj tek të gjithë qytetarët, tek të gjithë JU, të mendoni me maturi. Të mos lejojmë që raste të tilla të izoluara të prishin bashkëjetesën dhe miqësinë tonë. Dikujt i konvenon dhe e bën atë në dëm të të gjithë ne./TS










