Zgjedhjet parlamentare sërish të organizohen që nga fillimi, me shpalljen e tyre, në mënyrë që askush të mos mund të sfidojë legjitimitetin e tyre, konsideron kryetari i Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), Oliver Derkoski.
“Ka shumë çështje të hapura, të cilat duhet të zgjidhen nga të gjithë faktorët politikë në vend”, tha Derkoski në intervistë për TV24, i cili konsideron se Gjykata Kushtetuese duhet të përfshihet në tejkalimin e zbrazëtirës ligjore në lidhje me vendimin për shpalljen e zgjedhjeve parlamentare, në fakt ta rishqyrton vendimin e kryetarit të Kuvendit për ditën e zgjedhjeve dhe si ta ndryshojë atë vendim me një datë tjetër.
Kushti për të pasur zgjedhje, theksoi ai, është të përcaktohet dita e zgjedhjeve, ndërsa KSHZ-ja nuk është kompetente për të përcaktuar ditën e zgjedhjeve.










