Kryetari i parlamentit sllovak: Krimeja i takon Ukrainës sikurse Kosova që i takon Serbisë

Kryetari i Parlamentit sllovak, Boris Kollar, ka thënë se Kosova i takon Serbisë. Duke folur për tensionet mes Rusisë dhe Ukrainës, ai ka thënë se dërgimi i trupave ruse në kufirin lindor të Ukrainës nuk është gjë e mirë, ndërsa ka shtuar se këtu po vendoset një precedent i rrezikshëm.

Tutje, në televizionin publik të Sllovakisë “RTVS”, Kollar tha se Krimeja i takon Ukrainës, sikurse “Kosova që i takon Serbisë”.

Nëse vazhdojmë kështu, atëherë Hungaria mund të pretendojë për një pjesë të territorit sllovak”, ka thënë kryetari i parlamentit sllovak. Sllovakia është një nga pesë shtetet anëtare të BE-së që nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu