Kryetari i ri Parlamentit Evropian: Mbreti i Maqedonisë, Aleksandri i Madh ka qenë grek

Kryetari i ri Parlamentit Evropian, Antonio Tajani, ka thënë se Aleksandri i Madh ose ndryshe “mbreti i Maqedonasve”, ka qenë grek.

Me anë të një postimi në “Twitter”, Tajani shkruan se “Unë mirë jam i njoftuar me historinë. Aleksandri i Madh ka qenë grek me ide të cilat kontribuan për lindjen e Evropës.”

Opinioni grek, politikanë, eurdeputetë dhe mediat e kanë përshëndetur këtë hap të kryetarit të Europarlamentit pas shqetësimeve të djeshme për deklaratën e Tajanit gjatë vizitës së vitit të kaluar në Shkup, kur ai e quajti vendin tonë Maqedoni.

Kefalojanis i ka shkruajtur letër paraprakisht të hapur Tajanit, ku i’a prezantoi “të vërtetën historike”, sipas tij, dhe i bën me dije disa “fakte historike” për të cilat pohon se dëshmojnë se “Aleksandri i Madh ka qenë grek”.

Fjalimin e vitit të kaluar të Tajanit në Shkup dje e komentoi edhe ministri grek i Punëve të Jashtme, Nikos Kotzias gjatë komisionit parlamentar për punën e MPJ-së greke, duke informuar se me këtë çështje do të merret zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Georgios Katrougalos dhe se eurodeputeti i Syrizas, Dimitrios Papadimoulis veçmë ka dërguar protestë me shkrim.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu