Kryetarja e Haraçinës nuk vjen në debat, bashkëshorti i saj dëshiron të bëjë pyetje në emision, por kandidatët e pranishëm nuk pranojnë të lexohet

Edhe pse ishte e ftuar, kryetarja aktuale e komunës së Haraçinës, që po synon edhe një mandat, Milikije Halimi, nuk erdhi në debatin parazgjedhor në TV21.

E gjersa emisioni po zhvillohej me kandidatët Ridvan Ibrahimi nga BDI dhe Naim Sinani nga ASh-AAA, bashkëshorti i kryetares, Agron Halimi, përmes një mesazhi në celular kërkoi që të parashtojë pyetje në emision.

Kandidatët nuk pranuan që të lexohet pyetja, për shkak se, siç tha Sinani, kryetarja Milikije Halimi duhet të ishte në emision për të dhënë përgjigje për punën e saj në këto 4 vite në krye të Haraçinës, andaj refuzoi të përgjigjet çfarëdo pyetjeje që do të vinte përmes celularit nga kryetarja ose bashkëshorti i saj.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu