Kryeziu: Nuk ka datë për vendosje të reciprocitetit me Serbinë, varet nga parimet

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu ka thënë se ende nuk është caktuar ndonjë datë për vendosjen e reciprocitetit me Serbinë.

Ai ka thënë se reciprociteti është qëndrim parimor dhe qëndrimi i tyre është i njohur edhe sot dhe ka qenë i njohur edhe në të kaluarën.

Ne jemi të interesuar për trajtim të barabartë. Unë mendoj që askush nuk duhet të ndihet i kërcënuar nga vendosja e reciprocitetit”, ka thënë ai.

Kryeziu ka thënë se nuk ka një datë të caktuar për vendosje të reciprocitetit, duke shtuar se kjo vendoset në bazë të parimeve.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu