Përfaqësuesit e KSHZ-së kanë mbajtur konferencë për gazetarë ku kanë shpalosur detaje për procesin e votimeve në 32 përfaqësitë diplomatike dhe konsullore, deri në orën 10:00.
Deri në këtë periudhë të drejtën e votimit për rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale e kanë përdorur 7.71 për qind, nga 1.781 votues të regjistruar.
Siç njoftoi sot zëdhënësja e KSHZ-së, Ljupka Guguçevska, pjesëmarrja më e madhe deri në orën 10:00 ishte në Sarajevë, ku kanë votuar 22 për qind, në Bruksel votuan 16.33, në Pragë 14.58 për qind, ndërsa pjesëmarrja më e ulët ishte në Stokholm, ku ka votuar vetëm 2.13 për qind. Në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada, votimi do të fillojë në orën 7 sipas zonës së atjeshme kohore.
Gjithashtu, në qendrat e votimit në burgje kanë votuar 30 për qind e të burgosurve të regjistruar. /SHENJA/










